Zgjedhja si lider e shtëpisë e Heidi Bacit, ka acaruar të gjithë banorët. Nominimi i nxehtë i saj, ka acaruar më së shumti Vesën.
Ajo kishte të drejtë të dërgonte në nominim tre banorë, dhe një prej zgjedhjeve që Heidi bëri ishte dhe Vesa, ku kjo e fundit nuk e ka pritur mirë këtë nominim dhe i është ‘sulur’ Heidit që mbrëmjen e djeshme po ashtu diskutimet kanë vazhduar dhe sot.
Gjatë një bisede të zhvilluar mbrëmjen e sotme me Jetmirin, Vesa është shprehur se i ka dalë gjithmonë kundër shtëpisë duke mbrojtur Heidin, dhe siç duket është e zhgënjyer prej saj.
Unë krejt shtëpisë i dola kundër, për të mbrojtur atë, mos ia prishni imazhin, mos bëno kështu mos bëni ashtu, është normale flirti, ka mentalitet italian, s’është rritur me tradita shqiptare etj.’- është shprehur Vesa.
Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/