
0
0
Territori shqiptar do të paraqitet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4 °C vlera deri në 26 °C vlera më e lartë.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim i ulët.
Linku:meteoalb
Burimi i fotos:pexele.com