
0
0
Spektakli i Big Brother Vip po shkon drejt fundit dhe për këtë edicion. Tre javë na ndajnë nga finalja e madhe.
Rrethi për konkurrentët është ngushtuar dhe mbrëmë është shpallur finalisti i parë. Në një garë votash mes Romeos dhe Heidit finalist i parë u zgjodh Romeo.
Romeo është finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother Albania VIP 3. Atij iu komunikua që ishte i eliminuari nga televotimi me Heidin, teksa të vërtetën e mësoi vetëm në studio.
Sa i përket Heidit, banorja do të jetë në televotim të vazhdueshëm për të dalë deri në finale.
Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/