
28 mijë maturantë sot i nënshtrohen provimit të Matematikës
0
0
Rreth 28 mijë maturantë në të gjithë vendin do i nënshtrohen këtë të martë testit të maturës shtetërore në lëndën e Matematikës.
Ky është provimi i tretë që zhvillojnë maturantët, ndërsa i fundit është më datë 24 qershor në lëndën me zgjedhje.
Procedurat do të jenë të njëjta dhe testimi do të nisë në orën 10: 00 për të zgjatur plot 2 orë e 30 minuta.
Ndërsa më 24 qershor do të mbahet provimi i lëndës me zgjedhje.
Deri më tani maturantët janë njohur me rezultatet e Gjuhës së Huaj.
Linku:https://arsimi.gov.al/
Burimi i fotos:https://arsimi.gov.al/
tags:
fp1