Charles Spencer, Earl Spencer, i cili ishte pjesë e fëmijërisë së Princit William dhe Harry pas vdekjes së Dianës, kishte dyshime për stabilitetin e Meghan Markle në Familjen Mbretërore.
Eksperti Tom Bower tha: “Harry supozoi se familja dhe miqtë e Dianës do të shihnin një ngjashmëri mes Dianës dhe të fejuarës së tij. Ai u zhgënjye. Askush nuk pranoi që e ëma e tij e prekshme kishte diçka të përbashkët me vajzën e tij të dashur. Edhe më shqetësuese për të ishte se ata mendonin se Meghan nuk do të përshtateshej në Familjen Mbretërore.”
Princ Harry foli me dashuri për takimin e parë me Meghan në ‘Spare’: “Ishte një foto. Ne thjesht donim të kapnim ndjesinë e të qënit në atë restorant të vogël duke thënë ‘Oh zot. Ne do të bëjmë një përpjekje’. Kjo ishte kur më goditi. Unë thashë, mirë, kjo vajzë, kjo grua, është mahnitëse, është çdo gjë që kam qenë duke kërkuar. Dhe ajo është kaq e rehatshme dhe e qetë në shoqërinë time.” Bower gjithashtu shtoi se vëllai i Dianës përpiqej të ndante mendimet e tij përpara dasmës.
Sky News AU raporton: “Ankesat e tyre u shprehën nga Charles Spencer, vëllai i Dianës,” shtoi Bower. “Në kërkesë të Williamit, Spencer ka dhënë mendimin e tij. Me tre martesa në dorë, Spencer këshilloi nipin e tij që të rishikonte shpejtësinë e tij drejt martesës. Këshilla e tij solli një reagim të hidhur.”
Linku:https://www.geo.tv/latest/552100-princess-diana-brother-discomforted-prince-harry-over-meghan-markle