Vendi gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës do të mbizotërohet nga kthjellime në zonën e Ultësirës Perëndimore ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të pakta të vranësirave të cila më të dukshme pritet të jenë në shtrirjen lindore.
Parashikohet se pasditja dhe mbrëmja do të sjellin vranësira kalimtare në pothuajse të gjithë territorin shqiptar ku më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore dhe Lindore. Përgjatë natës do të na shoqërojnë të njëjtat kushte meteorologjike.
Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në vlerat minimale, por do të rriten maksimalet duke u luhatur nga 11°C vlera më e ulët deri në 37°C vlera më e lartë në të gjithë territorin.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 38 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 3 ballë.
Linku:meteoalb
Burimi i fotos:freepic