
Vendi gjatë orëve të paradites do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.
Pjesa e dytë e ditës parashikohet të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e vendit por nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes por do të mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 38°C vlera më e lartë në veriperëndim të territorit.
Era do të fryjë mesatare dhe herë pas herë e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi jugor –jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.
Linku:metoalb
Burimi i fotos:freepik