Pas 13 vitesh, rikthehen “Ethet e Nilit” në Shqipëri
Rikthehen pas 13 vitesh “Ethet e Nilit” në Shqipëri. Deri më tani janë shënuar 3 viktima mbi 17 të infektuar.
Ethet e Nilit përhapen nga mushkonjat që ushqehen me gjakun e zogjve. Virusi nuk trasmeetohet nga njeriu te njeriu.
Ethet e Nilit Perëndimor është një sëmundje virale që shkaktohet nga virusi i Nilit Perëndimor; emri i së cilës rrjedh nga dega e Nilit Perëndimor herë të parë është diagnostikuar në 1937 te një grua që vuante nga një temperaturë shumë e lartë.
Sëmundja tipike e kontinentit të Afrikës, po përhapet edhe në pjesët e tjera të botës, siç tregojnë edhe rastet e personave të prekur në vendet e Ballkanit gjatë muajit Gusht.
Shefja e departamentit të Sëmundjeve Ngjitëse pranë ISHP-së, Silva Bino pritet të dalë në një njoftim për mediat.
Linku: https://www.instagram.com/mia.gov.al/?utm_source=ig_embed&ig_rid=ef4a3c71-b2da-4085-83cd-88f60370b368
Burimi i fotos:pexele.com