Home Lifestyle Parashikimi i motit, 8 tetor 2024
Parashikimi i motit, 8 tetor 2024
0

Parashikimi i motit, 8 tetor 2024

0
0

Orët e paradites do të dominohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare  në të gjithë territorin e vendit ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë vijës bregdetare.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë vranësira disi më të dukshme në të gjithë vendin, por mundësia për reshje është thuajse zero.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera më e ulët deri në 27°C vlera maksimale në rang territorit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht jugor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 3 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com

tags: