
0
0
Pjesa e para të ditës do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të pakta në pjesën më të madhe të vendit ku më të theksuara vranësirat do të jenë përgjatë shtrirjes Lindore.
Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të largojnë gradualisht vranësirat nga i gjithë territori i vendit
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por rriten maksimumet duke u luhatur nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 18°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Elbasanit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 45 km/h nga drejtimi verilindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 1 – 2 ballë.
Linku:meteoalb
Burimi i fotos:pexele.com