
Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin shqiptar; duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra. Më të dukshme vranësirat dhe shirat do të jenë përgjatë Ultësirës Perëndimore. Orët e pasdites sjellin intensifikim të shirave në të gjithë territorin duke sjellë probleme në disa zona të ultësirës perëndimore.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në orët e mëngjesit, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera minimale në qytetin e Pukës deri në 19°C vlera maksimale e cila do të shënohet në zonat Jugperëndimore.
Era do fryjë e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 4 ballë.
Linku:meteoalb
Burimi i fotos:pexele.com