
Do të vijojë territori shqiptar nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në dy skajet Veri dhe Jug të territorit.
Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të vijojnë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave, por në sasi të pakta. Ndërkohë në zonat malore në lartësinë mbi 1000 metra do të ketë reshje dëbore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 19°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Durrësit dhe Fierit.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim deri në 4 ballë.
Linku:meteoalb
Burimi i fotos:pexele.com