Vendi unë që në orët e para të mëngjesit ka nisur me mbizotërimin e vransirave të dendura, rreshjet e pakta të shiut kryesisht më të dukshme janë në zonat jugperëndimore por gradualisht duke filluar në orët e mesditës dhe pasdite parashikohet që i gjithë territori shqipëtar të jetë në mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm duke bërë që të kemi prezente rreshjet e shiut në pothuajsë në pjesën më të madhe të territorit shqipëtarë.
Ndërsa në zonat e thella malore pritet të kemi rishfaqje të rreshjeve të dëborës, rrjeshe të cilat më të dukshme do të jenë gjatë orëve të vona të natës. Përsa i përket tëmperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit vlerat minimale mbeten në 0 apo –1 gradë celcus në qytetet e zonës malore si Puka, Peshkopia, Erseka apo edhe Bulqiza. Ndërsa përsa i përket ultësirës perëndimore temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit do të nga 3 dhe në vlerën 9 gradë celcus.
Përsa i përket mesditës duke qënë se do të kemi prezente vransirat, rreshjet e shiut pritet që të kemi rënie të temperaturave të ajrit me maksimume të cilat do të jenë në vlerën 16 gradë celcus në vijën bregdetare deri në 15 gradë celcus në qytetet e zonës së ulët. Ndërsa përsa i përket zonave malore maksimumi do të jetë vlera 9 gradë celcus. Parametri i erës do të shfaqet problematik më së shumti në pjesën e dytë të ditës duke bërë të jetë me një shpejtësi 60 kilometra për orë kryesisht nga drejtimi jugor.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/news/