Tensionet në shtëpinë e Big Brother VIP duket se nuk po qetësohen. Gjatë ditës së sotme, Rogerti është përfshirë sërish në një debat të ashpër me banoren Selin, duke rikthyer në qendër të vëmendjes marrëdhënien e tensionuar mes tyre.
GjatĂ« diskutimit, Rogerti i drejtoi Selinit akuza tĂ« drejtpĂ«rdrejta duke pretenduar se ajo Ă«shtĂ« e interesuar vetĂ«m pĂ«r meshkuj qĂ« kanĂ« para. NĂ« fjalĂ«t e tij ai tha se ajo kĂ«rkon âvetĂ«m burra me lekĂ«â, ndĂ«rsa shtoi se njĂ« nga banorĂ«t e tjerĂ« nĂ« shtĂ«pi, Gimbon, sipas tij ajo e mban pranĂ« vetĂ«m pĂ«r lojĂ«.
Deklaratat e tij shkaktuan menjëherë reagime në shtëpi, pasi vijnë vetëm pak kohë pasi Rogerti i kishte kërkuar falje Selinit për fjalët e rënda që kishte përdorur ndaj saj më herët.
Përplasjet mes tyre nuk janë të reja. Edhe gjatë spektaklit të së martës, Rogerti ishte në qendër të debatit për mënyrën e komunikimit dhe gjuhën që përdori ndaj Selinit dhe banorëve të tjerë. Situata krijoi reagime të forta si brenda shtëpisë, ashtu edhe jashtë saj, ku publiku në rrjetet sociale diskutoi gjerësisht sjelljen e tij.
Kujtojmë se vetëm një ditë më parë Rogerti ishte larguar përkohësisht nga formati, pasi doli nga shtëpia dhe bëri një paraqitje në studio. Megjithatë, pas një kohe të shkurtër ai u rikthye sërish në lojë, duke vazhduar qëndrimin në Big Brother VIP.
Qasja e tij e drejtpërdrejtë dhe shpesh konfrontuese po e kthen Rogerin në një nga banorët më të komentuar dhe polemikë të këtij sezoni, ndërsa debatet e vazhdueshme me Selin duket se po ndikojnë edhe më shumë në dinamikat brenda shtëpisë.
Burimi:Â https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip
Foto:Â https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip