“Mendon se më tremb?”, Joz Marku përplaset me moderatorin në Kosovë, por gjithçka ishte e inskenuar
Një moment që u duk si një përplasje e fortë mes Joz Markut dhe moderatorit Shpëtim Desku gjatë një emisioni në Kosovë ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe rrjeteve sociale.
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 4”, i ftuar në program, u shfaq i tensionuar gjatë intervistës, duke iu drejtuar moderatorit me fjalët: “Zotëri, je duke më acaruar, je duke m’kalur në tjetër… po kaloj në nervozizëm”.
Moderatori iu përgjigj menjëherë: “Mendon se po më frikëson mua?”, çka bëri që situata të dukej edhe më e tensionuar. Në një moment, të dy u ngritën nga vendet dhe u afruan ballë për ballë, duke shkëmbyer replika para kamerave.
Megjithatë, më vonë u konfirmua se e gjithë skena ishte e planifikuar paraprakisht dhe nuk bëhej fjalë për një konflikt real mes tyre. Episodi rezultoi të ishte një inskenim i menduar për të tërhequr vëmendjen e publikut dhe për të krijuar një moment viral gjatë emisionit.
Burimi;https://www.instagram.com/joz.marku
Foto:https://www.instagram.com/joz.marku