Duke komentuar eksperiencën e saj në reality show, Ahmeti tha se me Zhakun, Ilirin dhe Klodin mund të kishte krijuar marrëdhënie më të mira dhe më kreative, por sipas saj, gara për çmimin e madh ndikoi në dinamikën mes konkurrentëve.
Ajo u ndal edhe te ish-konkurrenti Adi, për të cilin shprehu keqardhje pas eliminimit të tij.
“Adi ishte një djalë shumë i talentuar dhe me shumë shpirt. Gatuante për të gjithë, i përqafonte dhe u jepte dashuri të gjithëve. Për Adin më ka ardhur shumë keq”, u shpreh Ahmeti.
E pyetur nëse do të dëshironte ta kishte mik pas përfundimit të spektaklit, ajo tha se nuk është e fiksuar pas krijimit të marrëdhënieve, por vlerëson raportet që zhvillohen natyrshëm.
Megjithatë, momenti më i veçantë i intervistës ishte zbulimi se Tayna ka shprehur dëshirën për të realizuar një këngë me të.
“Jam shumë e lumtur që Tayna ka shprehur dëshirën për të bërë një këngë me mua, edhe Bujaka. I thashë se ka radhë,” deklaroi Mimoza Ahmeti.
Deklarata ka ngjallur interes te publiku, pasi një bashkëpunim mes poetes dhe artistes së njohur do të ishte një projekt i pazakontë dhe mjaft intrigues për skenën muzikore shqiptare.
Burimi:https://www.instagram.com/p/DZr1gYXgV68/
Foto;https://www.instagram.com/p/DZr1gYXgV68/