Home ShowBiz Cardi B ndez thashethemet për një romancë të re, shfaqet pranë portierit të Udineses në Paris
Cardi B ndez thashethemet për një romancë të re, shfaqet pranë portierit të Udineses në Paris
0

Cardi B ndez thashethemet për një romancë të re, shfaqet pranë portierit të Udineses në Paris

0
0
Reperja amerikane Cardi B ka rikthyer vëmendjen te jeta e saj private, pasi u pa në shoqërinë e portierit të Udineses dhe kombëtares së Nigerisë, Maduka Okoye, gjatë Javës së Modës në Paris.

Artistja 33-vjeçare dhe futbollisti 25-vjeçar u panë së bashku në një sfilatë mode, ku Okoye u fotografua duke e ndihmuar Cardin të ulej në vendin e saj. Më vonë, portieri publikoi një moment nga eventi në llogarinë e tij në Snapchat, duke shtuar spekulimet për raportin mes tyre.

Dyshja u fotografua gjithashtu në një ballkon në Paris, ku shfaqeshin duke biseduar dhe duke qeshur, duke nxitur aludimet se mes tyre mund të ketë lindur një romancë.

Maduka Okoye është portier i kombëtares së Nigerisë dhe aktivizohet me klubin italian Udinese në Serie A.

Paraqitja e tyre vjen vetëm pak muaj pas ndarjes së Cardi B nga lojtari i NFL-së, Stefon Diggs. Çifti e bëri publike lidhjen në qershor të vitit të kaluar, por sipas mediave amerikane, ata u ndanë përpara Super Bowl-it të këtij viti.

Edhe pas ndarjes, Cardi B dhe Diggs u rikthyen në qendër të vëmendjes pasi u filmuan duke debatuar jashtë një kafeneje dhe një palestre në Maryland. Videoja u bë virale në rrjetet sociale, ndërsa reperja më vonë reagoi me humor në platformën X, duke shkruar: “Ndonjëherë harroj që jam e famshme. Çfarë ndodhi? A nuk e keni sharë edhe ju ndonjëherë babain e fëmijës suaj kur jeni të uritur?”

Tashmë, dalja e saj publike me Maduka Okoye ka ringjallur zërat se Cardi B mund të ketë nisur një kapitull të ri në jetën e saj sentimentale, edhe pse as ajo dhe as futbollisti nuk kanë komentuar spekulimet.