Traditat më të çmendura të dasmave në botë, nga rrëmbimi i nuses deri tek mos përdorimi i banjës
Dasmat janë një event shumë i rëndësishëm për një familje.
Secili shtet ka traditat e veta të dasmës dhe duhet pranuar se disa vende kanë traditat më të çuditshme që keni dëgjuar ndonjëherë.
Më poshtë po ju rendisimi traditat më të çmendura që ndonjëherë janë edhe të rrezikshme:
- Procesi i nxirrjes
Në Skoci një natë para dasmës, dhëndri dhe nusja nxihen në fytyrë nga miqtë e tyre me blozë, krem karamel dhe miell. Më pas ata duhet të dalin një xhiro në qytet në atë gjëndje. Kjo traditë besohet se largon djallin para martesës së çiftit.
- Të rrëmbesh nusen
Nëse në vende të tjera një veprim I tillë dënohet, në Rumani është mëse normale. Të ftuarit në dasëm rrëmbejnë nusen pak para ceremonisë. Dhëndri për ta rimarë sërisht duhet ta shkëmbejë me shishe vere, ose me nje deklaratë dashurie për të.
- Të thyesh pjatat
Nëse keni planifikuar të martoheni në Gjermani nuk mund ti shpëtoni traditës së thyerjes se pjatave, filxhanëve e gotave. Kjo traditë supozohet se sjell fat dhe lumturi tek çifti
- Vjedhja e këpucëve
Në Indi ekziston një traditë shumë e çuditshme. Familja e nuses duhet të vjedhë dhe fshehë këpucët e burrit. Nëse familja e burrit nuk i gjen dot këpucët do të duhet ti rimarë ato kundrejt pagesës ose ëmbëlsirave. Vjedhja e këpucëve në këtë rast konsiderohet si një mënyrë e mirë për të përzier të dyja familjet.
- Mos përdorimi i banjës
Duket totalisht absurd, por është e vërtetë dhe ndodh në Indonezi. Nusja dhe dhëndri për tre ditë pas dasme nuk duhet të përdorin banjën. Në këmbin ata duhet të hanë ushqime të lehta dhe të pijnë sa më pak ujë. Kjo traditë mendohet se sjell martesë të lumtur dhe fëmijë të shëndetshëm.
Link: https://matadornetwork.com/read/7-wedding-traditions-around-world/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/traditional-indonesian-wedding-2606519/