Doktor Mario Ademaj mjeku shqiptar që punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vendosur të zhvillojë edhe një tjetër pasion të tij, atë të reperit.
Kënga e tij e parë “Hajde ti moj nuse”, pritet të publikohet pasditen e nesërme rreth orës 17:00 në YouTube.
Kënga është një miksim mjaft interesant midis muzikës popullore dhe stilit rap, çka e bën këtë këngë unike në stilin e vet.
Doktor Mario e ka pasur pasion muzikën rap që në moshë të vogël, por ju dedikua mjekësisë, ndërsa së fundmi ka vendosur ti rikthehet pasionit për muzikën.
Videoklipi i këngës është realizuar në parkun e Butrintit ku Dr Mario shfaqet së bashku me të shoqen Arta Ademaj.
Kënga e tij do t’ju bëjë të kërceni me volumin në maksimum, ndërsa kombinimi unik midis rapit dhe muzikës popullore do t’ju bëjnë ta dashuroni sapo ta dëgjoni herën e parë.
Mario Ademaj është i njohur në Shqipëri si Presidenti i organizatës vullnetare “Albanian International Medical Team”.
Ai vjen çdo vit në Shqipëri me ekipin e tij dhe ofron vizita e barna falas për njerëzit në nevojë.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2b1FUfFavL/