Home Lifestyle Fustan dasme me letra higjenike, shqiptarja fiton çmimin e parë në New York
Fustan dasme me letra higjenike, shqiptarja fiton çmimin e parë në New York
0

Fustan dasme me letra higjenike, shqiptarja fiton çmimin e parë në New York

0
0

Një shqiptare është shpallur fituese e edicionit të 15 të “Charm Weddings” i cili mbahet çdo vit në New York dhe pranon krijime origjinale, duke përdorur vetëm letra higjenike, ngjitës, gjilpërë dhe fije.

Shqiptarja e quajtur Mimoza Haska ka fituar çmimin e parë prej 10 mijë dollarësh me një fustan i cili është konsideruar më i veçanti në garë.

Për ta realizuar atë Mimoza ka përdorur rreth 48 topa me letra higjenike, ngjitës, grep dhe pe të bardhë, ndërsa i janë dashur në total 400 orë për të sjellë punimin.

Mimoza e ka ndërthurur krijimin e saj së bashku me punën me grep dhe ka sjellë një fustan mjaft interesant që është vlerësuar maksimalisht në këtë konkurs.

Ajo ka krijuar edhe më herët fustane dasmash duke e thurrur çdo gjë me grep.

Kostoja e një fustani të tillë është shumë herë më e lirë se një fustan normal nusërie.

mimoza

Link: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10220355439501149&set=pcb.10220355455901559&type=3&theater

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/man-and-woman-walking-1770964/