Home ShowBiz Tolgahan i shpreh dashurinë Almedës në gjuhën shqipe, ja mesazhet e dashurisë mes tyre
Tolgahan i shpreh dashurinë Almedës në gjuhën shqipe, ja mesazhet e dashurisë mes tyre
0

Tolgahan i shpreh dashurinë Almedës në gjuhën shqipe, ja mesazhet e dashurisë mes tyre

0
0

Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj aktori turk Tolgahan Sayisman shfaqen gjithnjë e më të dashuruar me njëri tjetrin e madje mesazhet e dashurisë i shkëmbejnë edhe në rrjetet sociale.

Almeda i ka kërkuar së fundmi fansave që ta pyesin për çfarë të duan dhe i pari që mesa duket i është përgjigjur kërkesës së saj është Tolgahan.

Ai i ka shkruar Almedës “Të dua shpirti im”, gjysmë shqip dhe gjysmë anglisht, ndërsa Almeda ja ka kthyer përgjigjen në shqip.

Mesa duket ajo po përpiqet ti mësojë bashkëshortit gjuhën shqipe dhe duket se po ja del mbanë mjaft mirë, pasi aktori prej ca ditësh është duke komentuar dhe shkruar në shqip.

Në një postim të disa ditëve më parë aktori ka bërë një status të gjatë në gjuhën shqipe gjatë vizitës së tij në Kosovë, duke folur për njerëzit e këtij vendi dhe për historinë e kombit.

Tolgahan dhe Almeda janë bërë së fundmi prindër të vogëlushit Efehan i cili ka marrë tiparet më të mira të të dyve, duke u transformuar çdo ditë e më shumë në një bukurosh të vërtetë.

almedaaa

Link: https://www.instagram.com/almeda92/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1GZD0mlP5t/