Home ShowBiz Doktor dhe repist, njihuni me artistin më të ri në treg
Doktor dhe repist, njihuni me artistin më të ri në treg
0

Doktor dhe repist, njihuni me artistin më të ri në treg

0
0

Emri i Mario Ademaj është shumë i njohur në fushën e mjekësisë.

Doktori i njohur nga Pogradeci prej kohësh jeton dhe ushtron aktivitetin e tij si mjek profesionist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por së fundmi Mario ka zhvilluar edhe një tjetër pasion të tijin, atë për muzikën.

Doktori sapo ka publikuar këngën e tij të parë “Hajde ti moj nuse” një mix midis muzikës tradicionale dhe moderne e cila ka patur shumë sukses që nga momenti që është publikuar.

Midis muzikës dhe mjekësisë, ai e ka të vështirë të zgjedhë, pasi të dyja janë pasione të tij dhe ai i sheh si rrugë për t’ju ardhur në ndihmë njerëzve.

Pjesë e klipit të këngës së Doktor Marios është bashkëshortja e tij Arta Ademaj, e cila i ka dhënë frymëzimin e duhur atij për të krijuar këtë këngë që flet për vajzat shqiptare dhe bukurinë e tyre.

Kjo këngë është ritmike dhe e veçantë dhe nëpër dasma apo evente të ndryshme arrin të ndezë gjithmonë atmosferën.

Sa i takon artistëve shqiptarë, Doktor Mario e ka një të preferuar dhe ai është Alban Skënderaj tek i cili pëlqen tekstet e veçanta, vijën melodike të këngëve të tij dhe padyshim zërin e këngëtarit.

Doktor Mario Ademaj rikthehet çdo vit në Shqipëri për të ofruar vizita falas për njerëzit në nevojë.

Ai thotë se të ndihmojë të tjerët duke dhënë kontributin e tij është një mision që ja ka vënë vetes dhe kjo i fal kënaqësi.

https://www.youtube.com/watch?v=2wjftEe1-D8&feature=youtu.be

Link: https://www.youtube.com/watch?v=2wjftEe1-D8&feature=youtu.be

https://www.instagram.com/p/BocuyMRns33/

Link: https://www.instagram.com/p/BocuyMRns33/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3b_8jVH8eK/