Rezarta Shkurta dhe bashkëshorti i saj Ermal Hoxha janë bërë prindër 6 vite më parë, pas ardhjes në jetë të Herës.
Vogëlushja ka sot ditëlindjen dhe mami Rezarta ka menduar ta surprizojë me fishekzjarre dhe dhuratat e saj të preferuara.
Përveç surprizës që e ka bërë vogëlushen të fluturojë nga gëzimi, Rezarta ka shpërndarë në instagram disa video mesazhe.
Në videon e parë ku Hera shfaqet duke fjetur në çarçafët e bardhë Rezarta shkruan: “Faleminderit bebja jonë që na mësove dashurinë më të madhe në botë”
“Faleminderit për lumturinë që na dhuron çdo ditë”, shkruan në videon pasardhëse me Herën që vrapon e lumtur, ndërsa më pas i thotë vogëlushes se mami dhe babi e duan në pafundësi.
Këto video të veçanta pasohen edhe nga disa kujtime që Rezarta ka vendosur ti ripostojë ndërsa shfaqet me veshje të njëjtë me të bijën.
Link: https://www.instagram.com/rezartashkurta/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByHyVdiJllQ/