Home ShowBiz Bashkë që 10 vjeç, balerinët shqiptarë rrëfejnë historinë më të veçantë të dashurisë
Bashkë që 10 vjeç, balerinët shqiptarë rrëfejnë historinë më të veçantë të dashurisë
0

Bashkë që 10 vjeç, balerinët shqiptarë rrëfejnë historinë më të veçantë të dashurisë

0
0

Manjola Hasani dhe Ezdalin Gorani janë dy prej balerinëve më të njohur shqiptarë të cilët prej vitesh kanë qenë partner në skenë dhe në jetë.

Të ftuar në emisionin “Rudina” në “Tv Klan”, ata të dy kanë rrëfyer historinë e tyre të veçantë si në skenë ashtu edhe në jetë.

Ata të dy janë njohur që kur ishin 10 vjeç, kanë qenë në shkollë bashkë dhe thuajse janë rritur me njëri tjetrin, deri në momentin kur lindën ndjenjat e para.

Manjola dhe Ezdalini e kanë nisur historinë e tyre të dashurisë kur kërcenin së bashku në shfaqet teatrale dhe tashmë janë të martuar me dy fëmijë një vajzë 9 vjeç dhe një djalë 2 vjeçar.

Gjatë intervistës ata janë ndalur edhe tek karriera profesionale duke kujtuar gjithashtu rolet e shumta në shfaqje teatrale si dhe koreografitë e vënë në skenë ndër vite.

https://www.youtube.com/watch?v=jYP-WjDOUhM&feature=emb_err_watch_on_yt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=jYP-WjDOUhM&feature=emb_err_watch_on_yt

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bt0pWKvnUOh/