Home Aktualitet Të ngujuar nga hasmëria, rrezikojnë jetën duke mos dalë nga shtëpia
Të ngujuar nga hasmëria, rrezikojnë jetën duke mos dalë nga shtëpia
0

Të ngujuar nga hasmëria, rrezikojnë jetën duke mos dalë nga shtëpia

0
0

Familja Llapaj janë ngujuar në shtëpinë e cila është gjysmë e rrënuar nga tërmeti.

Ata nuk dalin nga banesa pasi hasmi ndodhet vetëm 50 metra larg oborrit të tyre.

Në një intervistë për “Abcnews”, nga ambjentet e shtëpisë së saj Sadija tregon se më mirë ta vrasë tërmeti sesa hasmi

Ajo ka rrëfyer se jeton vetëm me 30 mije lekë të vjetra dhe nuk ka lekë për të blerë as ilaçet aq të nevojshme për të.

Nga pamjet e filmuara, shtëpia e saj është gjysmë e rrënuar dhe jetesa në të, në kushtet kur  lëkundjet janë të vazhdueshme është me rrezik të lartë.

Ajo ka bërë apel për ndihmë, pasi vetë nuk ka asnjë mundësi financiare për të mbijetuar në kushte të tilla.

https://www.youtube.com/watch?v=hwu1eyHZJk4&feature=emb_err_watch_on_yt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=hwu1eyHZJk4&feature=emb_err_watch_on_yt