Home ShowBiz “Jam tronditur në shpirt”, me zërin që i dridhet modelja rrëfen si e përjetoi tërmetin
“Jam tronditur në shpirt”, me zërin që i dridhet modelja rrëfen si e përjetoi tërmetin
0

“Jam tronditur në shpirt”, me zërin që i dridhet modelja rrëfen si e përjetoi tërmetin

0
0

Xhesika Berberi dhe Adrola Dushi ishin të parat që u vunë në dispozicion të të prekurve nga tërmeti duke grumbulluar fonde që do të shkojnë për të rindërtuar shtëpitë e rrënuara apo për të lëhtësuar sadopak dhimbjen e personave që u prekën më së shumti nga kjo tragjedi.

E ftuar në emisionin “Ftesë në pesë”, Xhesika thotë me zërin që i dridhet dhe me sytë e mbushur me lotë se në zonat rurale ka parë një katastrofë të vërtetë.

Modelja thotë se edhe pse në 26 nëntor nuk ka qenë në Shqipëri e ka përjetuar po njësoj situatën.

Fatmirësisht familja e saj nuk është prekur nga tërmeti, por Xhesika ka ardhur në Shqipëri për ti takuar ata dhe gjithashtu për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë në një situatë të vështirë në të cilën po ndodhet vendi.

Modelja thotë se asnjë herë më parë nuk ka ndjerë një emocion të tillë I cili e ka tronditur në shpirt.

https://www.instagram.com/p/B5oSOo3A3Fv/

Link: https://www.youtube.com/watch?v=E5Phsa8Ngwc&feature=emb_err_watch_on_yt

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5oSOo3A3Fv/