Home ShowBiz Anjeza rrëfen vuajtjet pas lindjes, vogëlushja erdhi shumë para kohe
Anjeza rrëfen vuajtjet pas lindjes, vogëlushja erdhi shumë para kohe
0

Anjeza rrëfen vuajtjet pas lindjes, vogëlushja erdhi shumë para kohe

0
0

Këngëtarja Anjeza Shahini e cila jeton aktualisht në Londër së bashku me bashkëshortin e saj dhe të bijën një vjeçare ka rrëfyer për herë të parë problemet që pati pas shtatëzanisë.

Në një lidhje me skype në emisionin “Rudina” në “Tv Klan”, këngëtarja ka folur mbi jetën e saj në Londër si dhe ndryshimet që erdhën pas lindjes së vajzës së saj Viktoria të cilën e quan shkurt Tori.

Anjeza tregoi për herë të parë se vogëlushja erdhi në jetë shumë para kohe 26 javëshe dhe i është dashur të qëndrojë së bashku me të për 3 muaj në spital.

Këngëtarja thotë se ky ishte një vit i vështirë, por tashmë ka kaluar çdo gjë dhe vogëlushja gëzon shëndet të plotë.

Vetëm pak ditë më parë Tori bëri një vjeç dhe Anjeza së bashku me të shoqin organizuar një festë të vërtetë për ditëlindjen e saj të parë.

https://www.youtube.com/watch?v=7eXgzt_yCmI

Link: https://www.youtube.com/watch?v=7eXgzt_yCmI

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6LvU98JcKw/