Home ShowBiz “Kam fshirë lotët e njerëzve që më kanë bërë të qaj..”, modelja e zhgënjyer tregon çfarë ndodh me të
“Kam fshirë lotët e njerëzve që më kanë bërë të qaj..”, modelja e zhgënjyer tregon çfarë ndodh me të
0

“Kam fshirë lotët e njerëzve që më kanë bërë të qaj..”, modelja e zhgënjyer tregon çfarë ndodh me të

0
0

Modelja e njohur Arbenita Ismajli e vënë më së shumti në qendër të vëmendjes pas lidhjes me reperin Fero na ka treguar sot një pjesë të karakterit të saj.

Në një mesazh të gjatë në instagram modelja tregon se është një person që pavarësisht se mund ta lëndojnë nuk di të urrejë.

Ajo thotë se do të vazhdojë të jetë vetëvetja, pavarësisht sa shumë e lëndojnë apo i bëjnë keq të tjerët.

“Kam ushqyer gojë që më pas kanë folur shumë keq për mua. Kam tharë lotët e njerëzve që kanë shkaktuar lotët e mi. Kam ndihmuar të ngrihen njerëz që më kanë rrëzuar. Kam bërë ndere për njerëz që nuk kanë bërë asnjë gjë për mua. Kam qenë aty për njërëz që nuk kanë qenë asnjëherë për mua. E çmendur..ndoshta, por nuk kam ndërmend të humbas veten duke urryer të tjerët. Do vazhdoj të jem vetëvetja, sepse jam kjo që jam dhe kjo është natyra ime. Jeta nuk është e thjeshtë, por pavarësisht të gjithave unë jam ende këtu, duke qenë vetvetja”, shkruan modelja në një mesazh në instastory.

Nuk e dimë kush e ka zhgënjyer Arbenitën, por mund të themi se mesazhi i saj është shumë i qartë, pavarësisht të gjithave nuk ka dëshirë të transformohet.

Modelja deklaroi pak kohë më parë se ajo dhe Fero nuk janë ndarë asnjëherë, por kanë dashur ta mbajnë lidhjen jashtë vëmendjes së publikut.

Arbenitaaa

Link: https://www.instagram.com/arbenitalsmajli/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4H2583liex/