Home ShowBiz Fatma poston foton më të bukur të Alfios me të birin, ky portret do t’ua zbukurojë ditën
Fatma poston foton më të bukur të Alfios me të birin, ky portret do t’ua zbukurojë ditën
0

Fatma poston foton më të bukur të Alfios me të birin, ky portret do t’ua zbukurojë ditën

0
0

Fatma dhe Alfio janë bërë prindër për herë të parë të një djali para disa ditësh.

Ata të dy vendosën ta quanin vogëlushin Noah dhe që prej momentin që ai erdhi në jetë ka sjellë shumë gëzim në familjen e tyre.

Lajmin e dha vetë Alfio përmes një fotoje nga materniteti së bashku me Fatmën dhe djalin.

Vetëm Fatma ndërkaq ka postuar sot një tjetër foto shumë të bukur të Alfios pranë të birit.

Ajo e ka mbuluar fytyrën e Noah me një zemër bojëqiell ndërsa shkruan: “Gjëja më e bukur që më kanë zënë sytë”

Në këtë foto Alfio është përkulur në shtratin e të birit, ndërsa ka kapur dorën e vogël të tij.

Kjo foto është vërtetë shumë e ëmbël dhe pavarësisht se Fatma është kujdesur ta mbulojë fytyrën e të birit portreti babë e bir është shumë i veçantë.

Fatma Methasani

Link: https://www.instagram.com/fatma_methasani/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B73ktUxBGMn/