0
0
Këngëtarja Ronela Hajati ka eksperimentuar sërish me flokët.
Këtë herë ajo është shndërruar në një kokëkuqe me flokë shumë të gjatë, duke hequr dorë të paktën në këtë foto prej flokëve biondë.
Ronela duket ndryshe jo vetëm falë flokëve që i shkojnë shumë, por edhe falë veshjes ku nuk mungojnë detajet e veçanta.
Ajo pozon me një palë çizme të gjata lëkure dhe një palë streçe ngjyrë lejla.
Sipër mban veshur një xhaketë po lëkurë në ngjyrë të zezë.
Këngëtarja duket shumë në formë edhe më këtë ngjyrë të re flokësh dhe madje ka marrë shumë komplimenta nga miqtë dhe fansat e saj.
https://www.instagram.com/p/B8grbXTHbms/Link: https://www.instagram.com/p/B8grbXTHbms/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B76GdN6nXuB/