Edhe pse i ka kaluar të 50-tat, Jennifer Lopez mbetet një divë e vërtetë me një fizik që do ta kishin zili edhe 20 vjeçaret.
Performanca e saj e fundit me Shakirën në Super Boël bëri gjithë botën të fliste për të duke i lënë të gjithë pa fjalë.
Këngëtarja ndërkaq pritet që shumë shpejt të lidhë kurorë për herë të katërt me partnerin e saj Aleks Rodrigues përmes një ceremonie që është parashikuar të jetë madhështore.
Jennifer ndërkaq pak para dasme duket se ka vendosur të bëjë një ndryshim në look.
Në disa foto të postuara së fundmi në instagram ajo paraqitet me flokë më të shkurtër deri në gjatësinë e qafës, një model shumë i përhapur së fundmi.
Ajo i është bashkuar kështu trendit më të fundit të flokëve siç kanë bërë shumica e personazheve të njohur.
Pavarësisht se jemi mësuar që ta shohim gjithmonë me flokë të gjatë edhe ky model i rri shumë mirë këngëtares, madje mund të themi se duket shumë më e re dhe më tërheqëse me këtë gjatësi flokësh.
https://www.instagram.com/p/B9CuZKEJUbz/Link: https://www.instagram.com/p/B9CuZKEJUbz/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7Px8qApEls/