COVID-19, shkon në 475 numri i të prekurve, një qytet i ri në vend i shtohet hartës
0
0
8 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë gjatë komunikimit zyrtar njoftojn se në total numri i të prekurve ka shkuar në 475.
Ndërkaq hartës së të prekurve i shtohet edhe qyteti i Kukësit ku është evidentuar rasti i parë me COVID-19.
Në të dyja spitalet janë aktualisht të shtruar 46 persona, 5 prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
Gjatë 24 orëve të fundit 16 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve duke e çuar numrin total në 248.
Përveç rastit të parë në Kukës, harta është zgjerura më tej me 6 raste në Tiranë si dhe një rast tjetër në Shkodër.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=numK-UuD6ps
Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/