Home ShowBiz U bë baba për herë të tretë, Kastro prezanton për herë të parë partneren
U bë baba për herë të tretë, Kastro prezanton për herë të parë partneren
0

U bë baba për herë të tretë, Kastro prezanton për herë të parë partneren

0
0

Këngëtari Kastro Zizo është bërë baba për herë të tretë disa javë më parë.

Njoftimin për ardhjen në jetë të djalit e dha vetë Kastro përmes një fotoje shumë të veçantë në instagram.

Kastro tha se do të bëhej sërish baba gjatë festivalit “Kënga Magjike”, por pa dhënë asnjë detaj mbi partneren me të cilën deri tani nuk kishte postuar asnjë foto.

Së fundmi me rastin e ditëlindjes së saj, Kastro ka preferur që ta urojë me një foto të përbashkët bardh e zi, ku për herë të parë na prezanton me partneren.

Ajo është një brune shumë simpatike, por Kastro përveç fotos nuk e ka zbuluar identitetin e saj.

“Edhe 100 shpirt, të dua”, shkruan ai shoqëruar me një zemër të kuqe.

Dante është fëmija i tretë i Kastros i cili ka gjithashtu një djalë tjetër dhe një vajzë nga dy martesa të mëparshme.

kastro

Link: https://www.instagram.com/kastro_zizo_/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BielSWfBLYG/