Home Aktualitet Rritet bilanci i viktimave, 4 qytetarë ndërrojnë jetë, situatë serioze në spital
Rritet bilanci i viktimave, 4 qytetarë ndërrojnë jetë, situatë serioze në spital
0

Rritet bilanci i viktimave, 4 qytetarë ndërrojnë jetë, situatë serioze në spital

0
0

4 qytetarë kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit duke mos e fituar betejën me COVID-19.

Një 43 vjeçar nga Kamza i cili ishte i intubuar prej disa ditësh, një 60 vjeçar nga Shkodra, një 64 vjeçar nga Durrësi dhe si dhe 61 vjeçar nga Tirana kanë ndërruar jetë pavarësisht përpjekjes së mjekëve.

Ministria e Shëndetësisë njofton se situata paraqitet tejet shqetësuese në të dyja spitalet në vend ku aktualisht janë të shtruar 110 pacientë, 14 në terapi intensive ndërsa një pacient i intubuar.

Ndërkaq bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 501 testime nga të cilat kanë rezultuar 102 raste të reja, 67 prej të cilave vetëm në Tiranë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 50 qytetarë.

Ekspertë të Ministrisë vijojnë të bëjnë apel për të respektuar rregullat e higjenës, ndërsa për bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë me qëllim që të shkëputet zinxhiri i transmetimit të sëmundjes.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/201641121285407

Link dhe Burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/videos/201641121285407