Home Aktualitet Shifra rekord me COVID-19 gjatë 24 orëve, ndërrojnë jetë 4 qytetarë
Shifra rekord me COVID-19 gjatë 24 orëve, ndërrojnë jetë 4 qytetarë
0

Shifra rekord me COVID-19 gjatë 24 orëve, ndërrojnë jetë 4 qytetarë

0
0

4 qytetarë me sëmundje bashkëshoqëruese nuk kanë mundur dot ta fitojnë betejën me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë një 67 vjeçare nga Tirana, një 82 vjeçar nga Vlora, një 75 vjeçare nga Malësia e Madhe dhe një 80 vjeçar nga Tirana.

Në të dyja spitalet në vend situata paraqitet tejet problematike ku ndodhen të shtruar 125 pacientë, 20 prej të cilëve në terapi intensive ndërsa 4 të intubuar.

Nga testimet e kryera gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 119 raste të reja, ku 69 raste ishin vetëm në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër të shërndarë në shumicën e qyteteve në vend si në Kavajë, Krujë, Durrës, Korçë etj.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 2397 numrin e personave të shëruar që prej fillimit të epidemisë.

Ndërkaq ekspertë të Ministrisë vijojnë të bëjnë apel për të përdorur maskat në ambjente të mbyllura si dhe për të respektuar rregullat e higjenës dhe protokollet e sigurisë.

https://www.youtube.com/watch?v=7acncMK41Ww

Link: https://www.youtube.com/watch?v=7acncMK41Ww

Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/