Babai fsheh fëmijën poshtë tavolinës, dalin videot nga kamerat e sigurisë pas shpërthimit në Bejrut
Një ditë pas shpërthimit apokaliptik në Bejrut kanë dalë videot e para ntë filmuara nga kamerat e sigurisë nëpër dyqane, markete, zyra apo shtëpi me atë çfarë ndodh në momentin tragjik.
Një baba që fsheh të birin poshtë tavolinës, njerëz të tmerruar që ikin me vrap për t’u fshehur, apo dyer që shkulen vendin e ndërtesa që shemben, këto janë disa nga imazhet që kanë rregjistruar kamerat e sigurisë duke treguar momentet e tmerrit.
Shpërthimi tragjik ka shkaktuar deri tani mbi 100 viktima dhe mijëra të plagosur, ndërsa bilanci i viktimave pritet të rritet nga momenti në moment.
Zyrtarët libaneze thanë se shkak i shpërthimit ka të ngjarë të kenë qenë disa tonë kimikate të ruajtura në kushte të këqija në një depo pranë portit të Bejrutit.
Shpërthimi shkaktoi dëme të paimagjinueshme, duke e bërë qytetit të ngjajë si një zonë lufte.
Ministri i Shëndetësisë ndërkaq ka këshilluar qytetarët që kush ka mundësi të largohet nga qyteti pasi nga shpërthimet ajri është shumë toksik.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=kuS_qeEf_mk
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/fireman-holding-hose-during-daytime-155901/