Futbollisti slloven i Atlantas Josip Ilicic është duke kaluar një periudhë jo fort të mirë në jetën e tij, pasi zbuloi tradhëtinë e të shoqes.
Sipas mediave të huaja ai është tërhequr momentalisht nga futbolli, por mendohet që të tërhiqet përfundimisht.
Sipas mediave italiane ai udhëtoi drejt Sllovenisë për të surprizuar bashkëshorten e tij, por u përball me tradhtinë e së shoqes të cilën e gjeti në shtëpi me një mashkull tjetër.
Kjo ngjarje duket se e ka tronditur shumë futbollistin i cili kërkoi leje për t’u larguar nga kampi i stërvitjes për arsye personale.
Ai dhe bashkëshortja e tij Tina Polovina janë njohur në 2009 dhe brenda një kohe të shkurtër u martuan.
Ata kanë dy vajza së bashku Sofian dhe Viktorian, ndërsa thuhet se simboli i zemrës që futbollisti bënte në fushë pas çdo goli, ishte dedikim për të shoqen.
https://www.instagram.com/p/B9eDvaFhR3f/Link: https://www.instagram.com/p/B9eDvaFhR3f/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bwtr7xynq86/