Aktori Romeo Veshaj është vënë vazhdimisht në qendër të vëmendjes sidomos pasi bëri publike lidhjen e tij me këngëtaren Jonida Maliqi.
Ata të dy janë gjithmonë aktivë në rrjetet sociale ku i shohim gjithmonë nën shoqërinë e njëri tjetrit, duke postuar momentet më të bukura të kaluara së bashku.
Së fundmi Romeo ka qenë i ftuar në rubrikën “After Party”, të moderatores Luana Vjollca dhe ka rrëfyer më shumë detaje sa i takon lidhjes së tij me këngëtaren Jonida Maliqi.
Për pyetjen nëse më shumë e do, apo e duan, Romeo u përgjigj se ai e do më shumë, ndërsa sa i takon dasmës, aktori u përgjigj se preferon një dasëm private si dhe një familje të madhe.
Për të mësuar më tepër lidhur me të, ju ftojmë të ndiqni intervistën më poshtë
Link: https://www.youtube.com/watch?v=3y2LNThbKgQ
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEU6dmBpyUU/