Moderatorja Bora Zemani ka humbur pjesëtarin me të vogël të familjes, macen me të cilën ishte rritur.
Ajo ishte pjesë e shtëpisë që prej 18 vitesh dhe moderatorja me anë të një statusi të trishtë ka treguar gjithë hidhërimin që ka ndjerë për macen me të cilën është rritur dhe që tashmë është larguar përgjithmonë.
“Isha fëmija më i lumtur në botë, kur morën mace për herë të parë në shtëpinë tonë. Dhe sot pas 18 vitesh që jetoi me ne, Kiti u largua përgjithmonë. Ishte pjesë e familjes, si pjestari më i vockël, më i përkëdhelur, më mistrec, por një dashuri e vërtetë. E deshëm shumë, fëmijëria ime ishte edhe më e bukur me të”, shkruan Bora krahas fotos së maces që fatkeqësisht nuk është më me ta.
Link: https://www.instagram.com/borazemani/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGVB-vjjTwx/