Këngëtarja Eneda Tarifa është prekur nga Coronavirus dhe këtë e ka njoftuar vetë në instagram përmes një videoje nga shtëpia.
Ajo shfaqet me një kafe në dorë, teksa tregon se as nuk e ndjen aromën e kafes dhe as nuk po e shijon, pasi i ka humbur shija dhe nuhatja.
Eneda tregon se përveç këtyre dy simptomave nuk ka asnjë gjë tjetër dhe se po e kalon lehtë sëmundjen, por që i duhet të qëndrojë e izoluar në shtëpi së bashku me të bijën.
Ajo tregoi gjithashtu se edhe e bija Aria pati dy ditë temperaturë, por tani është shumë mirë.
Këngëtarja gjatë videos tregon se do ti mungojë “Portokalli” dhe gjithë punët e saj që nuk mund dot ti kryejë gjatë kësaj periudhe, por i bën thirrje të gjithë personave që janë me Covid të respektojnë rregullat dhe të vetë karantinohen për të shmangur infektimin e personave të tjerë.
Miq, kolegë dhe ndjekës të Enedës i kanë uruar asaj shërim të shpejtë me anë të komenteve të ndryshme në rrjetet sociale.
Link: https://www.instagram.com/p/CHunJSWFns5/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFIatInFNuw/