0
0
Dita e pavarsisë 28 nëntori është kujtuar thuajse nga të gjithë personazhet e njohur, të cilët kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të uruar të gjithë shqiptarët.
Por një patriote e vërtetë është Renee, vajza e Robertit dhe Norës e cila ka përzgjedhur një veshje tradicionale për ti uruar të gjithë me rastin e festës.
Këngëtari ka postuar në instagram një video të vogëlushes duke valvitur flamurin shqiptar dhe atë të kosovar, pranë pemës së festave, ndërsa mban veshur kostum popullor dhe shaminë e kuqe në kokë.
“Urime festën e flamurit shpirti i babit, patriotja ime ti”, shkruan ai krahas videos ku vogëlushja duket kaq e këndshme.
Link: https://www.instagram.com/robertberishaofficial/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BsDdg8EFc2m/