Rudina Dembacaj dhe ish bashkëshorti i saj vijojnë të ruajnë një raport shumë të mirë me njëri tjetrin edhe pas ndarjes.
Këtë e kanë treguar vazhdimisht nëpër eventiment apo raste të ndryshme, kur duhet të jenë bashkë për vogëlushen e tyre Viktorian.
Këtë herë Rudina ka postuar disa foto mjaft të këndshme festive ku shihet së bashku me Aleksin dhe Viktorian në qendër pranë pemës festive.
Të tre së bashku kanë sjellë një kartolinë të vërtetë festive dhe duken kaq të këndshëm.
“Në ditët e pushimit, mami dhe babi gjejnë gjithmonë kohë të gëzojnë Vikin”, shkruan Rudina krahas fotove ku vogëlushja duket kaq e lumtur duke ju gëzuar atmosferës së festave.
Link: https://www.instagram.com/p/CIjDQgsH0Cp/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6l_QiAHOyk/