
YouTube, Gmail dhe Google jashtë funksionit, platformat, probleme serioze
0
0
YouTube, Gmail dhe një pjesë e konsiderueshme e shërbimeve të Google nuk kanë funksionuar për më shumë se 20 minuta gjatë ditës së sotme, ndërsa vazhdojnë ende të kenë probleme.
Video platforma e YouTube kur tentoje të hyje për të parë diçka shfaqte mesazhin error, ndërsa Google Play Store nuk ka qenë i aksesueshëm për një kohë relativisht të gjatë.
Mosfunksionimi i këtyre shërbimeve është ende i pashpjegueshëm, ndërsa mësohet se janë prekur përdorues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australia dhe disa vende Europiane përfshirë edhe Shqipërinë kur nuk ka funksionuar asnjë gjë.
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/UWVJaDvXW_c, https://unsplash.com/photos/NmGzVG5Wsg8