Home Aktualitet Komiteti i ekspertëve shtrëngon masat në prag festash, në zbatim ora e re policiore
Komiteti i ekspertëve shtrëngon masat në prag festash, në zbatim ora e re policiore
0

Komiteti i ekspertëve shtrëngon masat në prag festash, në zbatim ora e re policiore

0
0

Duke nisur nga data 24 dhjetor orari i mbylljes së çdo aktiviteti dhe lëvizjeje do të jetë ora 20:30 minuta.

Komiteti i ekspertëve ka vendosur që nga data 24 dhjetor deri në 4 janar të kufizohet lëvizja nga ora 20:30 e mbrëmjes deri në orën 6 të mëngjesit.

Ndërsa duke nisur nga data 5 janar, do të rikthehet orari aktual, ora 22 e mbrëmjes kur do të mbyllet gjithçka.

Komunikimi është bërë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila i njoftoi masat e mara në një konferencë për mediat.

Ndërkohë sa i takon situatës, ekspertët thonë se vijon të jetë nën kontroll dhe se përqindja e shtretërve të zënë është 23,5%.

Megjithatë ekspertët vijojnë të bëjnë apel që të respektohen masat dhe të zbatohen me përpikmëri protokollet e sigurisë.

minis

Link dhe Burimi i fotos: https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/223934879175258