COVID-19, sërish shifra të larta, 4 persona ndërrojnë jetë
0
0
641 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në total janë kryer 3530 testime në të gjithë vendin dhe numri më i lartë i të infektuarve vijon të jetë në Tiranë.
Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 4 persona, 3 nga Tirana dhe një nga Gjirokastra të moshave 52 deri në 80 vjeç.
Aktualisht në të katërta spitalet në vend po marrin shërbim 280 persona, 33 në terapi intensive dhe 6 të intubuar.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 379 qytetarë.
Link dhe burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/