Fatma Methasani dhe Alfio Rotani janë padyshim një prej çifteve më simpatikë.
Që prej momentit që janë bërë prindër të një djali, ata i shohim vazhdimisht duke postuar foto dhe video të ndryshme në rrjetet sociale.
Këtë herë moderatorja ka vendosur të tregojë me foto, detaje të ndryshme nga jeta e saj private që nga fillimet e saj me Alfion e deri më sot.
Dikush i ka kërkuar foton e parë me Alfion dhe ajo ka postuar në instagram një foto të korrikut 2016, kohën kur filluan të dilnin bashkë.
Më pas teksa dikush i kërkon të postojë bisedën e fundit me Alfion, ajo tregon se bashkë flasin vetëm me mesazhe zanore.
Kujtojmë se ata të dy u bënë prindër një vit më parë dhe vogëlushi Noah për dy ditë feston ditëlindjen e tij të parë.
Link: https://www.instagram.com/fatma_methasani/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CG7TRjoBQYF/