Juli është një prej djemve më të rinj që i janë bashkuar “Përputhen” dhe është një prej karaktereve më interesantë.
Ai ka lëvizur thuajse në të gjithë Evropën, ka udhëtuar me këmbë nëpër Shqipëri, di 9 gjuhë të huaja dhe i bie 5 veglave muzikore.
Juli u vu së fundmi në qendër të vëmendjes pas debatit të ashpër me Sindin, por që në fakt sipas tij nuk ishte aspak tendencioz.
Ndërkohë në rrjet po qarkullon një video pak pasi Sindi u largua e revoltuar nga studio dhe konkurentët u çuan të gjithë për të uruar Muratin me rastin e ditëlindjes.
Ndërsa Juli po qëndronte i ulur në cepin e tij me dorën e mbështetur në mjekër, i vetmuar dhe deri diku i trishtuar.
Këtë momentet e ka shpërndarë në instagram Ana e cila e ka shoqëruar me hashtagun “Me ty Juli”, duke ofruar kështu mbështetje.
Edhe Shqipja ndërkaq ka dhënë një opinion për djalin e ri, duke thënë që konkurentët e tjerë të “Përputhen”, duhet ta mbështesin më shumë dhe jo ta paragjykojnë, ta integrojnë, pasi ai e ka të vështirë të integrohet.
Nga ana tjetër ajo sqaroi se në këtë histori nuk po mban anën e askujt thjesht tha një opinionin e saj.
Link: https://www.instagram.com/shqipehysenaj/, https://www.instagram.com/_callmebeba_/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLWE-qngcnK/