Home Lifestyle Si të shmangim mbrojtjen e gabuar në një situatë negative
Si të shmangim mbrojtjen e gabuar në një situatë negative
0

Si të shmangim mbrojtjen e gabuar në një situatë negative

0
0

Mbrojtja është një nga gabimet më të zakonshme që shumica prej nesh e bëjnë për të përballuar situatat negative. Por të qenit mbrojtës nuk ndihmon gjithmonë, përkundrazi mund të përkeqësojë situatat duke na futur në telashe të vërteta. Pra, në vend që të jemi mbrojtës, ne duhet të trajtojmë konfliktet ose argumentet në mënyra delikate për t’i përballuar ato.

Ja disa mënyra si të veprojmë:

Përqendrohuni në vlerat tuaja.

Kur ndiheni mbrojtës, përqendrohuni në zonat ku ndiheni të sigurt. Mos harroni vlerat tuaja atë që ka vërtet rëndësi për ju. Të menduarit për vlerat tuaja do t’ju bëjë të ndiheni përsëri të sigurt dhe do të rritë vetëvlerësimin tuaj. Kështu që, atëherë do të ndjeni se është e panevojshme për të qenë mbrojtës.

Konsideroni kritikën si një shenjë të besimit të tjetrit.

Mos i merrni kritika nga të tjerët personale, përkundrazi merreni si shenjë të besimit të tjetrit në aftësinë tuaj. Ndoshta, ata kanë më shumë pritje nga ju dhe ju konsiderojnë si një person të vlefshëm. Prandaj, ata po kritikojnë punën tuaj që të mund të bëni më mirë. Kjo ndjenjë do të zvogëlojë dëshirën tuaj për të filluar mbrojtjen.

Merr frymë thellë.

Të thuash diçka me një ton mbrojtës shpesh mund të tingëllojë shumë e ashpër. Në vend të kësaj, ju thjesht mund të mendoni se çfarë të thoni me qetësi dhe të merrni frymë thellë teksa personi tjetër të flet për të metat tua. Kjo do t’ju bëjë të qetë, do t’ju ndihmojë të mendoni në mënyrë racionale, të zvogëloni sjelljen tuaj mbrojtëse dhe të thoni fjalët e duhura me qetësi.

Përdorni deklarata në vetë të parë.

Kjo do të zvogëlojë tensionin e situatës dhe do t’i bëjë gjërat të qeta.

Linku: https://www.pinkvilla.com/lifestyle/people/4-ways-stop-getting-defensive-negative-situation-679418#

Burimi: https://unsplash.com/s/photos/defense-with-speak