6 mënyra si bizneset mund të kontribojnë në mbrojtjen e mjedisit
Mos përdorni letrën
Një nga mënyrat më të thjeshta për të përmirësuar ndikimin e kompanisë suaj në mjedis është mospërdorimi i letrës. Procesin kryeni virrtualisht pa qenë nevoja për printim.
Kufizoni udhëtimet me makinë
Konsumi i karburantit fosil është një nga shkelësit më të këqij kur bëhet fjalë për qëndrueshmërinë e mjedisit. Sa më shumë të udhëtoni, aq më keq bëhet. Reduktimi i udhëtimit kursen kohë, kosto dhe mjedis.
Përdorni pajisje me efiçiencë të energjisë
Merrni parasysh ndryshimin në pajisje me efiçiencë të energjisë në hapësirën tuaj të punës. Ndryshoni llambat në dritat LED për t’ju ndihmuar të zvogëloni konsumin tuaj ditor. Shtoni shirita të energjisë për të ndihmuar në uljen e konsumit dhe për të përmirësuar edhe më shumë gjurmën tuaj të karbonit.
Promovoni punën fleksibile
Lejimi i punonjësve për të ndjekur një strukturë fleksibile të punës do të ndihmojë në uljen e emetimeve dhe konsumit të tyre të lidhur me udhëtimet në zyrë. Të kesh më pak njerëz në zyrë në një kohë të caktuar gjithashtu ndihmon në uljen e kërkesës së përgjithshme për energji gjatë gjithë ditës.
Përdorni një burim të qëndrueshëm të energjisë
Në shtetet e rregulluara, kompanitë kanë mundësinë e zgjedhjes nga një larmi e furnizuesve të energjisë. Nëse është e mundur, bëni kalimin në energji diellore, të erës ose hidrocentraleve. Shumë ofrues të energjisë së gjelbër ofrojnë zbritje për të qëndruar brenda një pragu të caktuar të konsumit. Për më tepër, shumë organizata qeveritare ofrojnë programe stimuluese për të bërë ndërrimin.
Shmangni paketimin
Paketimi është një shkelës i madh i mbeturinave brenda një biznesi. Eliminoni plastikat me një përdorim sa herë që është e mundur.
Me këto gjashtë ndryshime, ju mund ta bëni biznesin tuaj më të qëndrueshëm, si financiarisht ashtu edhe nga ana mjedisor.
Linku: https://bornrealist.com/6-ways-businesses-can-protect-the-environment/
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/tMI2_-r5Nfo