Viti shkollor është afër për fëmijët. Pas aventurave argëtuese që kishin gjatë pushimeve ata mund ta kenë të vështirë të emocionohen për në shkollë.
Çelësi për të ndezur një entuziazëm për muajt e ardhshëm të shkollës, është gjetja e mënyrave për t’i bërë fëmijët tanë ta shikojnë atë nga një këndvështrim tjetër – nga ai që është tërheqës për ta.
Diskutoni qëllimet e tyre.
Uluni me fëmijët tuaj dhe pyesni ata se çfarë shpresojnë të arrijnë këtë vit në shkollë, qoftë akademike, shoqërore apo në aktivitetet e tyre jashtëshkollore. Gjeni disa nga aspektet e shkollës që janë më të rëndësishmet për ta dhe vendosni disa synime personale për ta për vitin shkollor. Për një nxitje shtesë, lërini fëmijët të regjistrojnë qëllimet e tyre në një fletore ose ditar, në mënyrë që ata të mund të mbajnë gjurmët e qëllimeve të tyre ndërsa i përmbushin ato dhe të shikojnë prapa në to, pasi ata vendosin sfida të reja për veten çdo vit shkollor. Bëjini ata të lexojnë listën dhe të zgjedhin aktivitetet në të cilat do të donin të merrnin pjesë gjatë gjithë vitit dhe pyetini ata pse duan t’i provojnë. Ju jo vetëm që do t’i bëni ata të flasin për shkollën në një mënyrë pozitive, por gjithashtu do të mësoni edhe më shumë për fëmijët tuaj.
Personalizoni mjetet e tyre shkollore duke i bërë më tërheqëse për ta.
Bëhuni dinamik me fëmijët tuaj, duke kaluar kohë duke dekoruar dhe personalizuar çantat e shpinës dhe mjetet shkollore. Kjo u lejon atyre të argëtohen pa stres, ndërsa përgatiten për vitin e ardhshëm shkollor.
Planifikoni një festë të fundit të verës për fëmijët tuaj dhe miqtë e tyre.
Bëni fëmijët tuaj të ftojnë disa nga miqtë e tyre për një festë në fund të verës me ushqim, lojëra, pishina ose aktivitete uji dhe më shumë.
Flisni për emocionet e tyre në fillimin e vitit shkollor.
Do të ketë diçka që fëmijët tuaj po e presin me padurim në shkollën e ardhshme, pavarësisht nëse do të jetë diplomimi, maturanti, sporti, arti, bërja e miqve të rinj apo ribashkimi me ata të vjetër. Flisni me ta për atë që i emocionon kur kthehen në shkollë ndërsa jeni duke ngrënë një darkë familjare. Madje mund t’i bëjë ata të etur sa për të filluar një numërim mbrapsht të shkollës.
Flisni për argëtimin që iu jep shkolla dhe jo për mësimet.
Gjëja e rëndësishme që duhet të mbani mend është të theksoni se sa argëtuese mund të jetë vërtet shkolla, dhe gjithçka që ajo mund të ofrojë përveç që t’u sigurojë fëmijëve tuaj arsimin që u nevojitet për të pasur një të ardhme të suksesshme.
Linku: https://caringmagazine.org/5-ways-to-get-your-kids-excited-for-school/
Burimi i fotos:https://www.pexels.com/photo/children-painting-with-water-color-8613054/